Viktima e sotme me inicialet E.Sh., i cili vdiq në Qendrën Korrektuese në Dubravë, me dyshimit se është vetëvarur në krevatin e dhomës ku ishte, kohë më parë ka kërkuar që të transferohet në një qendër tjetër korrektuese apo të paraburgimit, njofton Insajderi.
Këtë çështje e bëri të ditur sot KMDLNJ, të cilët përmes një njoftimi për media kanë reaguar ndaj këtij rasti, për të cilin thonë se duhet të hetohet me urgjencë.
“Sipas informatave të KMDLNj- së, E.SH.në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dyshohet se sot ,në ora 7.30 është vetëvarur në krevatin e dhomës ku ishte. KMDLNj-ë është i shqetësuar për humbjen e jetës në mënyrë tragjike të një personi të privuar nga liria aq më parë që nuk ka pasur shqetësime apo probleme shëndetësore. E.Sh. ka kërkuar që të transferohet në një qendër tjetër korrektuese apo të paraburgimit por se situata e krijuar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 po e vështirëson e në disa raste po e pamundëson transferimin e të burgosurve në institucionet korrektuese ku ata po kërkojnë që të jenë afër familjeve e që është paraparë edhe me Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale dhe Rregullave Evropiane të Burgjeve”, thuhet në njoftim.
Reagimi i plotë:
Të hetohet me urgjencë vetëvarja e e.sh.në q.k.në Dubravë!
Sipas informatave të KMDLNj- së, E.SH.në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dyshohet se sot ,në ora 7.30 është vetëvarur në krevatin e dhomës ku ishte. KMDLNj-ë është i shqetësuar për humbjen e jetës në mënyrë tragjike të një personi të privuar nga liria aq më parë që nuk ka pasur shqetësime apo probleme shëndetësore. E.Sh. ka kërkuar që të transferohet në një qendër tjetër korrektuese apo të paraburgimit por se situata e krijuar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 po e vështirëson e në disa raste po e pamundëson transferimin e të burgosurve në institucionet korrektuese ku ata po kërkojnë që të jenë afër familjeve e që është paraparë edhe me Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale dhe Rregullave Evropiane të Burgjeve. KMDLNj -ë edhe më heret ka reaguar se situata e krijuar po e përkeqëson gjendjen e personave të privuar nga liria përkundër përpjekjeve maksimale të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve. SHKK , në mungesë të vizitave familjare, shrytëzimit të beneficioneve jashtë institucioneve korrektuese, ka krijuar kushte që të burgosurit të komunikojnë me skype me familjarë si dhe të kenë mundësi të telefonojnë jashtë rutinës së paraparë. SHKK dhe SHSHB, kanë marrë masa parandaluese që COVID-19 të mos përhapet nëpër këto institucione, si për të burgosur ashtu edhe për stafin korrektues e që deri më tani e ka menaxhuar shumë mirë.
Situata e krijuar me pandeminë e ka rënduar gjendjen e të burgosurve dhe KMDLNj pati kërkuar që për të gjithë të burgosurit që janë shrytëzues të beneficioneve të ketë ndërprerje të dënimit deri në në normalizim të situatës sikur që të lirohen nga vuajtja e dënimit të burgosurit me rrezikshmëri të ulët sikur që masa e paraburgimit të shqiptohet vetëm në raste kur nuk ka mundësi tjetër për shqiptim të masave alternative. Për të eliminuar shkeljet e mëtejme të të drejtave të njeriut , KMDLNj propozon që të krijohet mundësia që familjarët që duan t’i vizitojnë anëtarët e familjes që janë në vuajtje të dënimit e që kanë mundësi ta bëjnë testin Covid-19 e që dalin negativ , do të duhej të kishin të drejtë vizite familjare, si masë e ngutshme kurse do të duhej brenda institucioneve korrektuese të krijohet një pikë ku do të bëheshin testet në baza ditore për të burgosurit dhe stafin korrektues, pa pasur nevojë të dërgohen në Prishtinë.
KMDLNJ-ë e kupton gjendjen e rënduar psikologjike të personave të privuar nga liria për shkak të pandemisë andaj kërkon kujdes të shtuar të institucioneve përgjegjëse që kjo gjendje të bëhet më e durueshme dhe me pasoja sa më të vogla. /Insajderi.com/