I caktohet paraburgim të dyshuarit për sulm ndaj gruas rome në Ferizaj

I caktohet paraburgim të dyshuarit për sulm ndaj gruas rome në Ferizaj

Është caktuar masa e paraburgimit ndaj personit të dyshuar për sulmin e kryer ndaj gruas rome në qytetin e Ferizajt.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se i është caktuar masa e paraburgimit personit të dyshuar për sulmin ndaj gruas rome në Ferizaj”, njofton Lutfiu.

Ndryshe personi i moshës 17-vjeçare është arrestuar disa orë pasi në media u publikua një video e sulmit ndaj një gruaje rome në sheshin e Ferizajt.

Gruaja që disa ditë më parë u sulmua nga disa adoleshentë në Lipjan, edhe sot ka qenë cak i sulmeve.