Një person është arrestuar gjatë së dielës në fshatin Hereq të Gjakovës, pasi i njëjti kishte sulmuar të pranishmit në një aheng, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur policia përmes raportit 24 orësh, i dyshuari në momentin e incidentit ishte i dehur.
Me këtë rast, katër persona, tri prej tyre femra, kanë pësuar lëndime trupore.
Rasti në polici është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.
“Fsh. Hereq, Gjakovë, 14.03.2021-00:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nen ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht të pranishmit në një aheng, me ç ‘rast tri femra dhe një mashkull kosovarë kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari ka dëmtuar edhe dy vetura”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com