I dehur sulmoi të pranishmit në aheng, arrestohet i dyshuari

I dehur sulmoi të pranishmit në aheng, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar gjatë së dielës në fshatin Hereq të Gjakovës, pasi i njëjti kishte sulmuar të pranishmit në një aheng, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur policia përmes raportit 24 orësh, i dyshuari në momentin e incidentit ishte i dehur.

Me këtë rast, katër persona, tri prej tyre femra, kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti në polici është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.

“Fsh. Hereq, Gjakovë, 14.03.2021-00:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nen ndikim të alkoolit  kishte sulmuar fizikisht të pranishmit në një aheng, me ç ‘rast  tri femra dhe një mashkull kosovarë kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari ka dëmtuar edhe dy vetura”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com