I dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet

I dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet

Një person është arrestuar të martën në Gjakovë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje, njofton Insajderi.

Policia bën të ditur se i dyshuari deri sa ishte nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull  kosovar pasi i njëjti deri sa ishte nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër  kosovare. Në lidhje me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com