I dënuar në Itali për trafik heroine, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar me 3 emra

I dënuar në Itali për trafik heroine, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar me 3 emra

Arrestohet në Durrës një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar me 8 vite burgim.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas të dënuar në Itali dhe si rezultat i kontrolleve të befasishme të Policisë, kanë bërë të munduar lokalizimin dhe kapjen e tij, konkretisht të Ferdinand Tare, i cili rezulton se ka përdorur edhe emrat: Ferdinand LUKA, Alfred DAJA, 53 vjeç, banues në Durrës.

I arrestuari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018, pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, parashikuar nga neni 73, 74 të Kodit Penal Italian.