I dyshuari për sulm me mjet të mprehtë ndaj infermierit të Urologjisë së QKUK, ndodhet në arrati, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh të saj.
PK tutje thonë se viktima është në trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa, i dyshuari është duke u kërkuar nga policia.
“QKUK, Prishtinë 26.09.2020 – 14:05. Është raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, është therrë me thikë viktima mashkull kosovar (infermier). Viktima është në tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë sipas mjekëve të QKUK-së. I dyshuari pas kryerjes së veprës penale është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe është duke u kërkuar nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com