I gjenden mbi 70 fishekë, ndalohet shtetasi i Shqipërisë në Gjakovë

I gjenden mbi 70 fishekë, ndalohet shtetasi i Shqipërisë në Gjakovë

Një person i dyshuar, shtetas i Shqipërisë, është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Qafë Prushë, meqë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Import, eksport, furnizim dhe transportim i municionit”, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, ku thuhet se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një kuti me 73 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

“Qafë Prushë 10.01.2021-15:00. Është raportuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur dhe sekuestruar një kuti me 73 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm . I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com