I hakohet llogaria në Facebook Koordinatorit nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha

I hakohet llogaria në Facebook Koordinatorit nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha

Pak orë pas emërimit Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berishës i është hakuar llogaria e tij në Facebook, njofton Insajderi.

Më faqen zyrtare të Berishes në facebook është publikuar një postim i çuditshëm, ku thuhet : “As 3-4 orë nga emerimi i Zafir Berisha u thye Facebooku i tuij hahahaha. N’dor t’kuejt ka met siguria kibernetike qe facebookin e vet sun e run. Me Respekte nga PRESHEVA!”.

Emërimi i tij si koordinator për Siguri Shtetërore kishte nxitur debat në rrjetet sociale.

Berisha, zv. ministër i Brendshëm i Kosovës, pos koordinatorit për Siguri Kibernetike është emëruar edhe koordinator për menaxhimin e emergjencave./Insajderi.com