
Një zyrtarë policorë nga komuna e Kamenicës ka humbur jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.
Vdekjen e Ismet Osmanit si pasojë e Coronavirusit e ka konfirmuar kolegu i tij, Florim Klaiqi.
Ismet Osmani ishte zyrtar policorë në rajonin e Kamenicës, ndërsa ishte ndër policët e shumtë të cilët që nga fillimi i pandemisë janë infektuar me këtë avirus.
“Nga ky virus vrastar sot humbëm kolegun, Ismet Osmani.Stacioni policor në Kamenicë sot humbi njërin prej zyrtarëve më punëtor e i përkushtuar.Kamenicës do t’i mungojë përkushtimi yt për sundim të ligjit e qetësisë!Prehu në paqe kolegu im Ismet!”, shkroi kolegu i tij Florim Klaiqi. /Insajderi.com