Sot iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçares së vrarë të dielën në Ferizaj, Marigona Osmani, në varrezat e qytetit të Ferizajt. I pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte edhe kryeministri Albin Kurti bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Kurti pasi vendosi lule te varri i të ndjerës ka ngushëlluar familjarët e të pranishmit tjerë. Ai tha se mërzia nuk e kthen kohën prapa e as nuk e zgjon Marigonën, andaj duhet të mbahen kujtimet e mira për të dhe të ketë angazhim të përbashkët që raste si vrasja mizore e saj të mos ndodhin më.
“Sot të gjithë ne kemi shumë pikëllim, sot të gjithë ne kemi shumë zemërim, jeta e një vajze të re 18-vjeçare është këputur nga një vrasje mizore. Para 1 orë e gjysmë i dyshuari për vrasjën që e tronditi Kosovënë shtë arrestuar dhe tash duhet të ketë gjykim të drejtë e dënim të merituar”, thotë ai.
“Të pikëlluar e të mërzitur nuk mund ta kthejmë kohën mbrapsht e ta zgjojmë Marigonën, duhet t’i mbajmë kujtimet më të mira, të angazhohem të gjithë bashkë që raste si vrasja mizore e Marigona Osmanit të mos e godasin më kurrë popullin tonë. Ngushëllime të gjithë popullit tonë. U prehtë e qetë Marigona, e për tu prerë me të vërtetë e qetë duhet të sjellim drejtësi për të e gjitha viktimat tjera”, tha kryeministri.
Para se të niste ceremonia e varrimit, në Ferizaj u protestua dhe u kërkua drejtësi për vrasjen e të resë ferizajase.
Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.
I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është ndaluar nga policia dy ditë më parë.
Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë, ndërsa është zënë në një fshat të Ferizajt të martën rreth orës 12:00. /Insajderi.com