I jepet lamtumira e fundit 23 vjeçarit nga Klina që vdiq në vetaksident

I jepet lamtumira e fundit 23 vjeçarit nga Klina që vdiq në vetaksident

I është dhënë lamtumira e fundit, Florian Gjergjajt, i cili humbi jetën të dielën në vetë – aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht tek Kroi i Mbretit, shkruan Insajderi.

Pjesë e varrimit janë një numër i madh i qytetarëve.

Aksidenti dyshohet të  këtë ndodhur për shkak së  drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Pejë -Prishtinë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetë-aksidentuar për vdekje. Njësitet relevante policore dhe ato të emergjencës kanë dalë në vendin e aksidentit”, tha për rastin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha./Insajderi.com