I jepet lamtumira e fundit aktorit Art Kurti

I jepet lamtumira e fundit aktorit Art Kurti

Sot në varrezat e Tyrbes ‘Sheh Fetahut’ i është dhënë lamtumira e fundit Art Kurti, i cili u gjet i vdekur dje në fshatin Goden të Gjakovës.

Familjarë, miq, kolegë e shumë qytetarë të Gjakovës shprehen me këtë rast dhimbjen për vdekjen e aktorit, transmeton kp.

Kurti ishte këshilltar i kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini. Po ashtu, ai ka luajtur edhe te seriali ‘O sa mirë’.