Dhjetëra persona janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Albert Krasniqit, biznesmeni i cili u vra të mërkurën në mbrëmje në banesën e tij në Prishtinë. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe ish-bashkëshortja e tij, Besa Gashi, njofton Insajderi.
I dyshuari për vrasjen e Albertit është babai i tij, Skënder Krasniqi, avokati i të cilit tha se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.
Albert Krasniqi ishte i dyshuar për një vrasje të kryer në Graçanicë, për disa rrahje të njëpasnjëshme, për plagosjen e reperit Noizy si dhe së fundi ishte në kërkim për rrahje brutale që i kishte bërë ish-bashkëshortes.
Nga martesa me Gashin, ai la pas vetes një vajzë të cilës i kushtoi një publikim të fundit në rrjetin social Instagram, para se të vdiste./Insajderi.com