Sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri ka uruar që të harrohet sa më shpejt takimi i djeshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Beqiri ka qenë mjaft i ashpër lidhur me deklarimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke kritikuar tutje edhe zyrtarët e Kosovës që nuk e kundërshtuan Ramën.
“Kosovës më së paku i duhet mësim nga ai që i ka punët PUS në shpi të vet. Sa për të dhe sojin e tij, kufijtë e Kosovës na i kishin bërë sallatë”, ka shkruar Beqiri, duke pasur për referencë deklarimin e Ramës se kush kritikon Presidentin Hashim Thaçi është gomar.
Ajo çfarë u pa nga takimi i djeshëm mes dy qeverive të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë urojmë të harrohet sa më shpejtë.
Sjelljet dhe fjalët prej arroganti, e të papranueshme te “Padishahut” të vetëshpallur Rama,janë të tilla,sa herë vjen në Kosovë.( besa edhe kur nuk êshtë në Kosovë).
Kjo nuk ështē hera e parë.
Ata që kanë dashur ta shohin këtë, kanë mund ta shohin edhe herave tjera.
Nuk po i përsëris,unë kam thënë mendimin tim për të,për veprimet e tija skandaloze,nuk ia vlen me u marr me to.
E këtyre zyrtareve tonë,zoti iu ndihmoftë…që nuk ishin në gjendje me ia”përplasë””në fytyrë shumë gjëra atij,edhe pse i mungon fytyra…por megjithatë është dashur të flasin,por kush???!!!
Shpresoj që pas një dite,pasi kanë
marrë pak frymë nga”puna” e madhe që kanë bërë,i kanë pa sjelljet,fjalet,
arrogancēn,prepotencēn e…
Kosovës më së paku i duhet mësim,nga ai që i ka punët PUS në shpi të vet.
Sa për të dhe sojin e tij,kufinjët e Kosovës na i kishin bërë”sallatë”.
Fjalori i tij më së miri tregon kush êshtë ai,ia tham apo jo me emër