I kishte marrë 1.200 euro duke i premtuar vizën gjermane, arrestohet

I kishte marrë 1.200 euro duke i premtuar vizën gjermane, arrestohet

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi e kishe “mashtruar” një person tjetër, se “do t’ia rregullonte vizën gjermane”.

Në raportin e Policisë raportohet se personi “premtues i vizës”, ka marrë 1.200 euro dhe më nuk është përgjigjur.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, njofton Insajderi.

AI me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com