Gruaja e cila ishte rrëmbyer ditë më parë në fshatin Drejë të Istogut është kthyer te familja e saj, njofton Insajderi.
Përmes një komunikate për medie, policia bën të ditur se lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari me inicialet B.SH.
“Më datë 22. 02. 2021 pas një pune operativo-hetimore të njësiteve të hetimeve rajonale është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari B. SH. me ç ‘rast është konfiskuar automjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vepra. Gjatë bastisjes së automjetit janë gjetur dhe konfiskuar: një revole TT cal. 7.62, dy karikatorë, njëzetë e nëntë fishekë, një maskë dhe një brisk”, thuhet në komunikatë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë./Insajderi.com