I lënduari rëndë gjatë aksidentit në autostradë është 34-vjeçar, nga QKUK flasin për gjendjen e tij

I lënduari rëndë gjatë aksidentit në autostradë është 34-vjeçar, nga QKUK flasin për gjendjen e tij

I lënduari në aksidentin e trafikut që ka ndodhur të martën në autostradën “Arbër Xhaferi” është 34-vjeçar dhe i njëjti është në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetë.

Kështu është bërë e ditur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, të cilët kanë njoftuar se viktima po trajtohet në Emergjencë.

“I lënduar funksionet vitale i ka në rregull dhe jemi duke pritur raportet e CT-së”, kanë theksuar nga QKUK.

Aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 15:25.

Rastin e ka konfirmuar për redaksinë, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Sot në ora 15:25, në autostradën “Arbër Xhaferi” në KM 56, drejtimi Hani Elezit-Prishtinë, është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, të përfshira në aksident janë; një automjet dhe një kamion, meqë rast përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i automjetit. Deri në këtë fazë ekipet relevante emergjente kane dale në vendin e aksidentit, i lënduari është përcjell për trajtim mjekësorë, ndërsa njësia për kontroll dhe menaxhim te trafikut ne autostradë po merret me procedurat tjera ne vendin e ngjarjes”, ka thënë ai./Insajderi.com