I mituri kërcënon motrën e tij me thikë

I mituri kërcënon motrën e tij me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka arrestuar një të mitur, i cili dyshohet se ka kërcënuar motrën e tij me thikë në Gjakovë, njofton Insajderi

Sipas policisë, deri te rasti kishte ardhur pas një zënke verbale mes tyre.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“KANOSJE Gjakovë 26.04.2021 -16:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare (motrën e ti) e kishte kanosur atë me një mjet të mbrehtë (thikë). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Insajderi.com