I mituri në Pejë vodhi 2500 franga dhe 500 euro nga çanta e një gruaje

I mituri në Pejë vodhi 2500 franga dhe 500 euro nga çanta e një gruaje

Dje rreth orës 00:10, në stacionin policor Pejë, viktima e rastit shtetase e Republikës se Shqipërisë, ka deklaruar se me datën 21.12.2019 rreth orës 21:45 ishte ndalur në rrugën ’Adem Jashari’ dhe kishte hyre në marketin Fresh, veturën e saj e kishte lenë të parkuar afër marketit dhe në veturë kishte pasur çantën e saj personale.

Pasi ka dalë nga marketi ka hyrë në veturë, ka vërejtur se i mungon çanta qe e kishte pasur aty.

Viktima në çantë ka pasur të holla dhe dokumente si në vijim: 2500 franga në bankënota të ndryshme dhe 500 euro, dokumentet e makinës, patentë shoferin, pasaportën e Republikës së Shqipërisë.

Njësiti i hetimeve, stacioni policor Pejë, menjëherë ka vazhduar intenzivisht me veprimet hetimore, me ç‘rast sot me datë 22.12.2019 rreth orës 04:00 në një lokal është arritur të identifikohet, arrestohet i dyshuari i rastit të iniciuar të veprës së vjedhjes, shtetasi shqiptar kosovar T. B. lindur vitin 2001, së bashku me dy persona të dyshuar për ‘Dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale’.

Të arrestuarit për dhënie të ndihmës janë shtetasit shqiptar kosovar Sh.J. i lindur vitin 1993 dhe E.E. (1997) , të cilët pas intervistimit nga hetuesit janë liruar me vendim të prokurorit shtetit.

I dyshuari me aktvendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48h. Rasti me kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore Pejë.

Policia e Kosovës apelon të qytetarët dhe kërkon nga ata që të kanë përkujdesje të shtuar ndaj pronësisë së tyre.