
Një person i mitur kishte rapotuar në Polici një rast sulmi fizik ndaj tij, posa kishte hyrë në shtëpi.
I dyshuari sipas Policisë ka pasur qëllim të vjedhë.
“Ankuesi mashkull K-shqiptar i moshës së mitur ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që sipas tij kur ka hyrë në oborrin e shtëpisë së tij kishte hasur në një person të maskuar i cili kishte kapur për fyti dhe me një mjet të mprehtë (thikë) e ka lënduar. Dyshohet se personi i maskuar kishte për qëllim të kryente vjedhje”, thuhet në raportin e Policisë. /Insajderi.com