
Ka 13 ditë që një 17 vjeçar nga Hajvalia e Prishtinës është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer, njofton Insajderi.
E ëma ka raportuar në Polici se nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, i mituri nuk është parë nga data 4 qershor e këtij viti, ndërsa rasti është cilësuar si “person i zhdukur”.
“Hajvali, Prishtinë 04.06.2021 – 16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia është larguar djali i saj i moshës 17 vjeçare i cili deri me tani nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com