I mituri nga Lipjani sulmon fizikisht nënën e tij

I mituri nga Lipjani sulmon fizikisht nënën e tij

Një i mitur nga Lipjani ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Rasti ka ndodhur në Komunën e Lipjanit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ky rast ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orësh 17:30, raporton Gazeta Insajderi.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 16.04.2020 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës. /Insajderi.com