I mituri shkakton vetaksident, lëndohet rëndë

I mituri shkakton vetaksident, lëndohet rëndë

Një i mitur gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar vetëaksident me c`rast ka marrë lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, njofton policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hasan Remniku”, në Prishtinë.

“Rr. “Hasan Remniku”, Prishtinë 30.09.2018 – 13:26. Vozitësi mashkull K-Shqiptar i moshës së mitur me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident trafiku dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Vozitësi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, njofton policia.