I moshuari që përloti shumë njerëz – edhe Edi Rama dëshiron ta takojë

I moshuari që përloti shumë njerëz – edhe Edi Rama dëshiron ta takojë

Shaqir Shaqiri, është shqiptari i cili përloti të gjithë kur u pyet nga gazetarët se sa para po i jepte si ndihmë për Shqipërinë.

I moshuari i cili vjen nga Medvegja, ka punuar si mësues në një nga shkollat në komunën e Obiliqit.

Ai njihet si mësues dhe person i dashur nga nxënësit e tij që i ka mësuar, vlen fakti se kur doli video ishin lajmëruar shumë ish-nxënës të tij duke zbuluar se ai është personi në video, shkruan Metro.

“Sa e morra pensionin, po i jap 10 euro si ndihmë për Shqipërinë, kaq kam mundësi, ma shumë nuk kam”, thotë Shaqiri i përlotur.

Ai po ashtu ka treguar se ka qenë si refugjatë gjatë luftës duke qëndruar përgjatë tre muajve në qytetin e Korçës në Shqipëri.

Ndihma e tij bëri që edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama ta shoh dhe të reagon përmes një statusi duke e quajtur atë hero dhe engjëll që po i jep fuqi për të mos ndalur punën dhe angazhimin e tij për të tejkaluar këtë krizë.

Rama, në një intervistë për Top-Channel të enjten, ka thënë se Shaqiri është “pasaniku më i madh ndër shqiptarë”.

“Ai është shqiptari më i pasur. Pasi të mbaroj kjo situatë, do të gjejë kohë të shkojë dhe ta takojë atë burrë”, ka thënë Rama.