I ngordhën dhitë që shkelën kabllon e rrymës – fermeri nga Kamenica paditë KEDS-in

I ngordhën dhitë që shkelën kabllon e rrymës – fermeri nga Kamenica paditë KEDS-in

Fermeri nga fshati Strezovc i komunës së Kamenicës, Gani Berisha, ka paditur kompaninë e shpërndarjes së rrymës elektrike, KEDS, pasi thotë se ka pësuar dëme në pasurinë e tij, transmeton Insajderi.

Në muajin shtator të këtij viti katër dhi i kishin ngordhur pasi kishin shkelur në një kabllo, e cila ishte këputur nga shtylla elektrike.

Berisha ka thënë për ‘Kohën’, se pasi nuk kishin arritur një marrëveshje me kompaninë KEDS për kompensimin e dëmit financiar atëherë është detyruar që të ushtrojë padi në gjykatë. Kurse vlera e dëmit që pretendon se i është shkaktuar është 600 euro.

“Nuk kemi marrëveshje me këta të KEDS-it dhe kam bë padinë në gjykatë për kompensimin e dëmit. Në përgatitjen e padisë më ka ndihmuar edhe komuna. Tash po pres kur të më thirrin në gjyq”, ka thënë ai.

Ndërsa, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, ka konfirmuar se ata kanë pranuar padinë. /Insajderi.com