Bordi i ri i Infrakosit, ka suspenduar sot kryeshefin e kësaj ndërmarrje Agron Thaçin, shkruan Gazeta Insajderi. Një su" />

I përfshirë në aferën “Pronto” – Ky është Agron Thaçi kryeshefi i Infrakosit që u suspendua sot

I përfshirë në aferën “Pronto” – Ky është Agron Thaçi kryeshefi i Infrakosit që u suspendua sot

Bordi i ri i Infrakosit, ka suspenduar sot kryeshefin e kësaj ndërmarrje Agron Thaçin, shkruan Gazeta Insajderi.

Një suspendim ishte paralajmëruar edhe ditën kur kryeministri në detyrë Albin Kurti, pati shkarkuar bordin e kësaj ndërmarrje, ku veç tjerash, ishte theksuar se “përveç performancë së dobët të bordit, punë të pista dyshohet se ka kryer edhe drejtori i Infrakosit Agron Thaçi”.

E në lidhje me këto ‘punë’ që u patën përmend në mbledhjen e qeverisë, Prokuroria Themelore në Prizren tre muaj më parë, kishte ngritur aktakuzë ndaj tij. Dyshimet e Prokurorisë në fjalë, ishin se Thaçi gjatë vitit 2013, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i kishte përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër S.P., N.K., V.I., B.N., B.K., A.Th., dhe N.A., në cilësinë e personave zyrtarë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Agron Thaçi, siç shkruan Gazeta Insajderi, akuzohet se nuk ka vepruar sipas Ligjit, duke i shkaktuar dëme ndërmarrjes që e udhëheqë, Infrakosit. Ai së bashku me Nijazi Kryeziun, këshilltar i ish-kryeparlamentarit Kadri Veselit, ishin përfshirë në aferën e rastit “Pronto”, të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Me këto mosveprime, pronën, patundshmërinë si dhe infrastrukturën e hekurudhës në pjesën e Komunës së Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale. Me çka ka në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, ishte njoftimi tutje i Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Gazeta Insajderi muaj më parë ka raportuar edhe për një skandal të ndërmarrjes publike “Infrakos”, të udhëhequr asokohe nga Agron Thaçi.

Sipas hulumtimit, hapësira publike në Komunën e Prishtinës, përgjatë rrugës “Tirana”, është dëmtuar nga një biznes privat. Hapësira në fjalë, është në pronësi të Infrakosit, që gjendet ngjitur me Stacionin e Trenit.

“Shikoni, ne pronën e komercializojmë. I japim leje të përkohshme për komercializim, për krijimin e qirave dhe konkretisht krijimin e të hyrave në Infrakos. Sipas shprehjeve të interesit, ne i pajisim të gjithë ata që janë të interesuar – kur kemi shprehje të interesit si ndërmarrje”, i ka thënë Thaçi, Insajderit, në një bisedë telefonike.

Për lëshimin e lejeve të përhershme, Thaçi ka deklaruar se është përgjegjëse Komuna e Prishtinës.

“Ne japim pëlqim paraprak të përkohshëm, dhe në qoftë se komuna i pajisë me leje – varësisht prej planit rregullativ – atëherë ne vazhdojmë me raporte kontraktuale për qiradhënie”, kishte thënë kryeshefi i suspenduar i Infrakosit. /Insajderi.com

Lexo edhe:

Profil- Kush është Agron Thaçi, drejtori i Infrakosit, për të cilin u shkarkuan bordi i Infrakos