
Njëri nga katër të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj, i cili është dërguar për trajtim në Turqi, është në gjendje më të mirë shëndetësore, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga një organizatorja e iniciativës për fondet e mbledhura për mbi 40 të lënduarit nga kjo ngjarje, Afërdita Hoxha, e cila tha se E.B është zgjuar dhe është larguar nga intubimi.
Në postimin e saj, Hoxha ka treguar që i lënduari ka biseduar me gruan e tij dhe e ka kuptuar që është në Stamboll.
Mbi 40 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bobole të gazit në një restorant në Ferizaj.
Si pasojë e këtij shpërthimi, gjashtë persona janë lënduar rëndë, me ç’rast edhe janë dërguar jashtë vendit për trajtim shëndetësorë.
Katër persona janë dërguar në Turqi ndërsa dy persona në Austri. /Insajderi.com