
Dy persona kanë vdekur të mërkurën mbrëma në Pejë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Pas intervistimit nga PK-ja, ai është kthyer qendrën emergjente të Spitalit të Pejës për trajtim mjekësor.
Kështu ka bërë të ditur mjeku kujdestar i këtij spitali, Sadri Berisha.
“Fillimisht i është ofruar ndihma e parë, ka qenë jashtë rrezikut për jetë, ka proceduar në organet e drejtësisë për intervistë dhe tash është sjell prapë”, është shprehur Berisha për Klan Kosova.
Ai ka bërë të ditur se personi në fjalë, ka plagë në shuplakën e njërës dorë, që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit./Insajderi.com