
Avni Ademaj, vëllau i Astrit Ademajt, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, është në ndalim prej 48 orësh.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se në bazë të kohës ligjore, ndaj tij do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.
“PO i njëjëti gjendet në ndalim prëj 48 orësh me urdhër të Prokurorit. Besoj që brenda afatit ligjor prokurori do të bëjë kërkesë ëpr sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”, tha Nikçi për Shqip.com.
Tutje, ai tha se ende nuk ka ndonjë informacion nëse i dyshuari është liruar apo jo nga Spitali.
Ndryshe, në mbrëmjen e së mërkurës, në Pejë, mbetën të vdekur Blerand Kadrijaj dhe Astrit Ademaj, si dhe i plagosur mbeti vëllau i këtij të fundit, Avni Ademaj./Insajderi.com