I rënë në depresion, torturonte familjen

I rënë në depresion, torturonte familjen

Shkalla e lartë e depresionit ia ka rritur edhe agresivitetin një personi në Podujevë, i cili ushtronte dhunë në familjen e tij, njofton Insajderi.

Përveç familjarëve, ky person nga Podujeva, ka lënduar edhe vetën, pasi kishte thyer orenditë e shtëpisë.

Familja e ka lajmëruar në polici, prandaj këta të fundit kanë intervenuar duke e arrestuar, dje, e enjte, rreth orës 20:00.

“I dyshuari”, ashtu siç i referohet policia, fillimisht është dërguar në spital për të pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa më pas forcat e rendit e kanë dërguar në mbajtje.

Në raportin e policisë njoftohet se tashmë i arrestuari “ishte në depresion psikik”./Insajderi.com