
Nazim Kelmendi, pas 7 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive, pasi që, rezultoi me COVID-19, dje është liruar në shtëpi, i shëruar tërësisht. Ai shpalos rrëfimin e tij dhe ballafaqimin me këtë virus, ekskluzivisht për Gazetën Insajderi.
Ai ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se edhe kur i është kumtuar lajmi se ka dalë pozitiv me Koronavirus nuk e ka marrë me shqetësim.
“Jam në gjendje të mirë, nuk kam probleme, nuk kam asgjë. Unë kam pas disa brana të mia, kam ankesa shëndetësore dhe procedura e fundit është që un nuk kam pas asgjë. Skam pas dhimbje të fortë, ka qenë një grip i lehtë, unë s’kam pas vështirësi në këtë aspekt. Kam pas gjysmë ditë temperaturë dhe ajo ka qenë si simptomë që ta bëjë testin e koronavirusit”.
“Jo nuk e mora me shqetësim, kjo nuk është asgjë për tu marr me shqetësim. Kjo nuk është kurgjo, është një virus që për momentin nuk ka barnë specifike për të. Nuk do të thotë kjo që është një sëmundje që nuk shërohet”, është shprehur Kelmendi.
Kelmendi, ishte kthyer nga Gjermania më 11 mars. Ai përpos ligështim të trupit, kishte pasur edhe temperaturë, dhe kësisoj ka vendosur që të shkojë në ambulanten në Janjevë për tu kontrolluar. Aty mjekët e kanë udhëzuar për në Kliniken Infektive.
Pasi ka shkuar në Klinikë, menjëherë ia kanë bërë testin për Koronavirus, dhe pas 24 orësh pritje, ka rezultuar pozitiv.
Në këtë intervistë, mund të ndiçni rrëfimin e plotë të Kelmendit, pas shërimit nga Koronavirusi./ Insajderi.com
Vetëm në Insajderi: Rrëfimi i qytetarit të parë të shëruar nga Coronavirusi në Kosovë
Vetëm në Insajderi: Rrëfimi i qytetarit të parë të shëruar nga Coronavirusi në KosovëNazim Kelmendi, pas 7 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive, pasi që, rezultoi me COVID-19, dje është liruar në shtëpi, i shëruar tërësisht. Ai shpalos rrëfimin e tij dhe ballafaqimin me këtë virus, ekskluzivisht për Gazetën Insajderi.
Gepostet von Insajderi am Donnerstag, 26. März 2020