
Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.
Kjo masë e paraburgimit do të vlejë deri më 11 maj, njofton Insajderi.
Vendimin e mori gjykatësi i Speciales, Nicola Guillou.
Mustafa ishte i pari që u arrestua nga EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara. Më pastaj pasuan arrestimet tjera. /Insajderi.com