I vë zjarrin mbeturinave – digjet një shtëpi dhe disa pjesë të veturave

I vë zjarrin mbeturinave – digjet një shtëpi dhe disa pjesë të veturave

Një person i komunitetit ashkali, me probleme psikike i ka vënë zjarr mbeturinave që ndodheshin në afërsi të një auto servisi në Fushë  Kosovë. Nga ky zjarr nuk raportohet për të lënduar, por ka pasur dëme materiale.

Nga zjarri disa pjesë të veturave janë djegur si dhe një shtëpi e vjetër e pabanuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarri. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com