I vetëm, pa truproja dhe pa veturë- Ambasadori i Zvicrës, “leksion” politikanëve kosovarë

I vetëm, pa truproja dhe pa veturë- Ambasadori i Zvicrës, “leksion” politikanëve kosovarë

Dy ditë pasi kritikoi Qeverinë e Kosovës për shpenzimin e parasë publike në mënyrë të dyshimtë, ambasadori i Zvicrës në Kosovës, Jean-Humbert Lebet u ka dhënë një tjetër leksion politikanëve kosovarë.

Lebet, i cili të mërkurën kritikoi hapur Qeverinë e Kosovës kur tha se “ne po ua ndërtojmë ujësjellësin, ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm”, sot është shfaqur i vetëm, pa truprojë e pa veturë duke ecur rrugicave të kryeqytetit.

Për dallim nga politikanët kosovarë, të cilët kanë truproja e shoferë personal, Lebet është shfaqur i vetëm sot duke ecur në një rrugicë pranë shesheve kryesore të Prishtinës pas takimit me Pal Lekajn, ministrin e Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, i cili një ditë më parë kërkoi largimin e ambasadorit Lebet nga Kosova.

Lebet u prit sot në takim nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili kërkoi largimin e ambasadorit të Zvicrës nga Kosova.

Pas takimit, Lekaj tha se në asnjë moment nuk ka kërkuar largimin e ambasadorit. Ndërkohë, ambasadori Lebet, ka thënë se çdo vërejtje që Zvicra dërgon, shteti i Kosovës duhet ta pranojë si një vërejtje nga një shtet shumë mik i kosovarëve.

Ambasadori zviceran ka shprehur keqardhje për të gjitha keqkuptimet që kanë ndodhur që nga dita e deklarimit të tij për veteranët dhe theksoi se miqësia Kosovë-Zvicër është e fuqishme, ndërsa ai personalisht ka admirim të veçantë për Kosovën. /Insajderi.com