
Në Ferizaj një person është goditur me thikë nga një hajdut, pasi ka tentuar t’i rezistojë derisa ai tentonte t’ia merrte kuletën, njofton Insajderi.
Në konflikt e sipër, agresori ka nxjerrur thikën dhe e ka goditur disa herë, në disa pjesë të trupit, dhe me dhunë e ka vënë kuletën në posedim.
Më pas, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes e ka shfrytëzuar veturën e viktimës, duke ikur në drejtim të panjohur.
I godituri me thikë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për t’u trajtuar.
Derisa në vendin e ngjarjes kanë dalur policia të cilët po e hetojnë rastin.
Ngjarja ka ndodhur dje, e premte, rreth orës 22:00 në mbrëmje, por ende nuk raportohet për të arrestuar./Insajderi.com