Ia mori 3050 euro për rregullimin e vizës

Ia mori 3050 euro për  rregullimin e vizës

Një rast i kanosjes është raportuar në Policinë e Kosovës në Vushtrii dje në mëngjes. Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rr. Shemsi Istrefi.

Raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar ka  kanosur përmes telefonit viktimën mashkull shqiptar,  pasi që  ky i fundit  ja kishte marr 3050 euro  të  dyshuarit për  t’ia rregulluar  një  vizë. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.