Ia mori fëmijën pa dashje ish-bashkëshortes – Arrestohet i dyshuari

Ia mori fëmijën pa dashje ish-bashkëshortes – Arrestohet i dyshuari

Është arrestuar dje i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili më 6 janar ia kishte marrë fëmijën pa dashje ish-bashkëshortes, shkruan Gazeta Insajderi.

I dyshuari fëmijën e kishte marrë duke e kanosur ish-bashkëshorten, pa dëshirën e saj.

“Me 12.01.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull k/Shqiptar, pasi që i njëjti duke e kanosur ia ka marrë fëmijën ish bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./ Insajderi.com