Policia e Shqipërisë në Shkodër ka njoftuar se një shpërthim bombe ka ndodhu" />

Ia vënë bombën para derës së banesës

Ia vënë bombën para derës së banesës

Policia e Shqipërisë në Shkodër ka njoftuar se një shpërthim bombe ka ndodhur në derën e një apartamenti në Shkodër, por fatmirësisht pa viktima. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”.

“Ka ardhur një telefonatë ne sallën e komandimit, – njoftoi Policia, – se në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në pallatin dykatësh, tek dera e jashtme e banesës shtetasit Rr. P, 58 vjeç, ka pasur një shpërthim i dyshuar lëndë plasëse, për pasojë është dëmtuar lehtë dera e jashtme dhe tavani i korridorit të banesës së tij. Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.