Ia vjedh në shtëpi çantën me 780 euro

Ia vjedh në shtëpi çantën me 780 euro

Një person është arrestuar në Kaçanik, për arsye se kishte vjedhur nga shtëpia e një mashkulli, një çantë në të cilën viktima kishte 780 Euro.

I dyshuari sipas Policisë, pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Hamëz Jashari’ në orën 4 të mëngjesit.