Ia vranë babain forcat serbe kur ishte vetëm 3 vjeçare – ky është rrëfimi i Arnisa Morinës

Ia vranë babain forcat serbe kur ishte vetëm 3 vjeçare – ky është rrëfimi i Arnisa Morinës

Arnisa ka lindur në Drenicë, në fshatin Gjergjaj. Ka qenë vetëm tre vjeçare, kur familja e saj ka emigruar në Kanada. Ka qenë viti 1999, kulmimi i luftës në Kosovë. Asaj, forcat serbe i vranë babain, Mehdi S. Morina, në masakrën e Gullobovcit, në shtator të vitit 1998.

“Ai do të jetë gjithmonë humbja ime më e madhe në jetë”, thotë Arnisa.

Në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës – Arnisa për Insajderin ka folur për luftën në Kosovë, humbjen e babait dhe sfidat e familjes përgjatë luftës në Kosovë vitin 1998 – 1999 dhe në fund mundësitë që i ofrojë shteti kanadezë.

23 vjeçarja ka treguar se ajo është në prag të doktoraturës në universitetin e “Osgoode Hall Law School”, në Kanadë.

Përgjatë kësaj interviste, Arnisa na foli edhe për paragjykimet në të cilat haste si refugjate, mes tjerash thekson fakti se si është të jetosh në një shtet si Kanada. Nga këndi i saj si një mërgimtare, ajo na foli edhe për atë se a do të donte të kthehej në Kosovë si dhe nëse beson se do të kishte njëjtin sukses në sikur të ishte në Kosovë.

Ndiqni intervistën e plotë: