Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën ka miratuar masat e reja kundër Coronavirusit.
Për këto masa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk është konsultuar paraprakisht Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Insajderi-n ka thënë nuk ka pasur konsultim të mirëfilltë me nivelin lokal.
Ai ka theksuar se në takimin e zhvilluar me ministrin Vitina, para rreth një jave, janë dakorduar që të vazhdojnë me masat që kanë qenë në fuqi më herët.
“Ne si Asociacion kemi pasur një takim me ministrin Vitia para një jave, ku jemi pajtuar që të vazhdojmë me masat që kanë qenë në fuqi më herët, por të ketë një monitorim më strikt të monitorimit të masave. Para dy ditësh jemi njoftuar për masat e reja dhe ne nuk jemi konsultuar.
Ndërsa, takimin e thirrur nga ministri i pushtetit lokal, ku kanë marrë pjesë vetëm gjashtë kryetarë, shumica e të cilëve kanë qenë kundër masave të propozuara nga ministri Vitia. Arsyeja është zhvillimi ekonomik i rënduar dhe i lodhur”, ka thënë Ibrahimi./Insajderi.com