Dialogu

Ideja e Grenell-it është një mini-Shenzhen

Ideja e Grenell-it është një mini-Shenzhen

Richard Grenell, emisari special i presidentit amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja nuk do që të merret shumë më çështje politike kur vije puna tek Kosova e Serbia, ashtu siç kanë bërë të tjerët në të kaluarën, por është e interesuar më shumë që të merret me ekonominë.

Madje Grenell në një intervistë për televizionin Newsmax, ka pohuar se ideja e tij është që të krijohet njëfarë zone mini-Shenzhen në mes të Kosovës e Serbisë, por edhe vendeve të tjera në këtë rajon, që do të mundësonte marrëdhëniet më të mira ekonomike.

Zona Speciale Ekonomike Shenzhen është themeluar në maj të vitit 1980 dhe është zona e parë e veçantë ekonomike në Kinë, njofton Insajderi.

“Qytetarët në Kosovë e Serbi duhan punë, zhvillim ekonomik dhe shpresë. Prandaj ne duhet të përmirësojmë ekonominë”, pohoi Grenell, duke shtuar se çështjet politike do ua lënë evropianëve./Insajderi.com

Grenell për TV Newsmax: Jemi të shqetësuar për influencën ruse në Kosovë e Serbi