
Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka një ide sesi ta lirojë kryeqytetin nga burokracia e cila sipas tij ka ngulfatur Prishtinën.
Ai premtoi zhvendosjen e administratës qendrore të shtetit dhe kampusin universitar nga qyteti i Prishtinës në një vend tjetër në periferi.
Pacolli në Debat Pernime tha se zhvendosja e tyre do të mundësonte krijimin e zonave të gjelbëruara dhe më shumë parkingjeve.
“Administrata qendrore duhet të dislokohet jashtë qytetit. Ne do ta bëjmë edhe zhvendosjen e kampusit universitar. Do t’i ndërtojmë më shumë se 10 mijë parkingje dhe këto do t’i bëjmë brenda mandatit katërvjeçar”, tha Pacolli.
Ai ka shpalosur edhe idenë e tij për berllogun në Prishtinë. /Insajderi.com