Një i ri nga Ferizaj dje është gjetur i vrarë dhe i djegur, 4 ditë pasi ishte zhdukur.
Trupi i tij u gjet ndërmjet fshatrave Gadime të Lipjanit, dhe Kishnapole të Gjilanit.
Siç raporton Gazeta Sinjali, i riu që u gjet i vdekur tragjikisht është Shkodran Bytyqi. Ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Policia e ka arrestuar vrasësin e Shkodranit Bytyqit të enjten.