Identifikohet viktima e aksidentit të mbrëmshëm në Pejë

Identifikohet viktima e aksidentit të mbrëmshëm në Pejë

Rreth orës 22:00 është arritur të bëhet identifikimi i viktimës së mbrëmshëm që humbi jetën si pasojë e goditjes nga një makinë e tipit Golf 4, me targa vendore KS, në Rrugën ‘Eliot Engel’, tek Shtëpia e Mallrave në Pejë.

Viktima siç raporton një portal nga Peja, është Kahreman Shoshi nga Peja i moshës mbi 75 vjeçare dhe është identifikuar nga familjarët e tij, përderisa ka qëndruar në Spitalin Rajonal të Përgjegjshëm  të Pejës.

Në momentin kritik, viktima nuk ka pasur me vete asnjë dokumentacion personal dhe kjo e kishte vështirësuar identifikimin nga ana e organeve policore dhe të trafikut.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 20;45 minuta.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, ngasësi i automjetit, tani, në cilësinë e të dyshuarit, me inicialet F.N. i vitit të lindjes më 1998, është arrestuar dhe është dërguar në ndalim policor.”-ka njoftuar Policia rajonale e Pejës.

Viktima e aksidentit (K.Shoshi)