"Ide të reja për çështje të vjetra"

Idetë kreative që i propozon Grenelli

Idetë kreative që i propozon Grenelli

Richard Grenell, edhe një herë ka folur për procesin e dialogut Kosovë –Serbi,  Ai thotë se duhet zgjidhje të reja, me ide të reja dhe kreative, meqë procesi me standardet e deri tanishme nuk ka ecur si duhet,  njofton Insajderi.

I intervistuar nga Gazeta Express, Grenell është shprehur se e mbështet nismën e evropianëve për t’i ulur në tryezën e bisedimeve serbet dhe shqiptarët, dhe se për shqiptaret duhet ta kompletohet  liberalizimi i vizave në takimin e Parisit.

“Ne jemi të kënaqur t’i shohim evropianë tek organizojnë takime më 10 dhe 12 korrik për diskutime të mëtejme mes Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë dhe jemi mirënjohës për lidershipin e tyre. Ne shpresojmë që çështja e rëndësishme e liberalizimit për Kosovën do të kompletohet në këtë takim”

Grenell gjithashtu ka thënë se ShBA-të nuk kanë shpresuar në një zgjidhje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se fokusi i ShBA-ve në marrëveshje ekonomike nuk do të çojë në një marrëveshje politike.

“Ne kurrë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë në një vit zgjedhjesh. Dhe ne kurrë nuk kemi menduar se fokusi ynë i vetëm në normalizim ekonomik do të çojë në një zgjidhje të shpejtë. Çështjet e vështira dhe afatgjate politike do të jenë më të lehta për t’i ballafaquar posa të bëhet përparim në çështjet ekonomike fillimisht. Nëse vërtet duam të arrijmë përparim (progres), atëherë komuniteti ndërkombëtar duhet patjetër të vazhdojë të tentojë ide të reja dhe kreative. Dhe populli i Kosovës dhe ai i Serbisë e meritojnë vëmendjen e plotë dhe të vazhdueshme të evropianëve”.

Richard Grenell ka qenë figura kyçe e cila ka komentuar dhe ka ndikuar në procesin e dialogut Kosovë – Serbi./Insajderi.com