
Komuna e Prishtinës, në krye me Shpend Ahmetin, kishte shpenzuar mbi shtatëqind euro për një iftar në qershor kur ishte muaji i Ramazanit.
Në bazë të faturave të cilat janë publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës ky iftar ishte shtruar për tetëdhjetë (80), persona, shërbyes civil të Komunës dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe kishte kushtuar fiks 720 euro.
Ky iftar ishte rezervuar “Te Nehati”, në objektin e ri të Komunës, thuhet në faturat që janë bërë publike në faqen e komunës, shkruan Insajderi.
Sallatë e përzier, patate të fërguara me mazë, oriz (pilaf), plesakavic, mish pule, biftek viqi dhe bukë pije, desert, ujë, ishte menyja e zyrtarëve të Komunë së Prishtinës, e cila për person kishte kushtuar nëntë (9), euro.
Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti është zgjedhur Kryetari i Komunës së Prishtinës sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo pas shpërbërjes së saj, Ahmeti është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate. /Insajderi.com