Igumeni Janjic komenton rrahjen brutale ndaj djalit të Rashiqit

Igumeni Janjic komenton rrahjen brutale ndaj djalit të Rashiqit

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjic, ka komentuar sulmin fizik që iu bë të hënën djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, i cili pësoi lëndime të rënda trupore, njofton Insajderi.

Sipas tij, Rashiq nuk është deklaruar për mediat serbe, por vetëm për ato kosovare “duke e shpërndarë gënjeshtrën që Lista Serbe qëndron prapa sulmit”.

Këto deklarata Janjic i ka bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Nenad Rashiq nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat serbe pas përleshjes. Ai vrapoi tek portalet kosovare të cilat me kënaqësi i besuan gënjeshtrës se Lista Serbe i linconte fëmijët për arsye politike dhe lëshoi një foto të luftës”, ka shkruar ai.

Janjic ka shtuar se “këta të rinj ekspozohen ndaj lojërave politike, njerëzve të papërgjegjshëm që përfshihen në politikë nga lufta për pushtet dhe lakmi”.

Ai ndër të tjera ka thënë se “E vërteta do të na çlirojë”, ndërsa u ka bërë thirrje fëmijëve që t’i kthehen mësimit.

“Flisni për tradhtarë e atdhetarë, ndihmoni ata që janë të varfër e vuajnë e shfrytëzojeni kohën për gjëra të mira dhe të dobishme”./Insajderi.com