IHK: Temperatura deri në 37 gradë gjatë javës së ardhshme

IHK: Temperatura deri në 37 gradë gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mot i nxehtë do të mbretërojë edhe gjatë ditëve të para të muajit korrik, përcjell Insajderi.

Temperaturat gjatë javës së ardhshme pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

“Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë dekadës së parë të muajit korrik. Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit, i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tutje në këtë njoftim thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius, gjithashtu do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s./Insajderi.com